Pas Hamzës, Kurti takon Abdixhikun sot në ora 14:00

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti do të takoj sot kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhikun. Ky takim mesz tyre, siç ka mësuar lajmi.net do të mbahet sot në ora 14:00. Këtë takim, e ka konfirmuar vetë Zyra e Kryeministrit mbrëmë përmes një komunikate për media. Ata pasi kanë njoftuar për takimin me kryetarin e PDK-së, Bedri…

Lajme

23/02/2026 10:08

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti do të takoj sot kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhikun.

Ky takim mesz tyre, siç ka mësuar lajmi.net do të mbahet sot në ora 14:00.

Këtë takim, e ka konfirmuar vetë Zyra e Kryeministrit mbrëmë përmes një komunikate për media. Ata pasi kanë njoftuar për takimin me kryetarin e PDK-së, Bedri Hamzën, kanë njoftuar se takimet vazhdojnë edhe me Abdixhikun.

Këto takime të Kurtit me liderë të partive politike, po mbahen për të diskutuar në lidhje me çështjen e Presidentit.

Deri më 5 mars, në Kosovë duhet të jetë i zgjedhur Presidenti apo Presidentja e Kosovës, përndryshe vendi mund të shkoj në zgjedhje. /Lajmi.net/