Suhareka ia dha mbi 17 mijë vota, por VV dje votoi kundër ndërtimit të një çerdhe dhe një shkolle në këtë qytet
Suhareka mbeti pa dy projekte të rëndësishme kapitale për vitin 2026, pasi Lëvizja Vetëvendosje nuk i përkrah dy amandamentet e propozuara nga deputetja e AAK-së, Albana Bytyqi, gjatë votimit në Kuvend më 20 shkurt 2026. Deputetja Bytyqi kishte propozuar fillimisht ndërtimin e një çerdhe publike në komunën e Suharekës, me vlerë totale 950 mijë euro,…
Lajme
Suhareka mbeti pa dy projekte të rëndësishme kapitale për vitin 2026, pasi Lëvizja Vetëvendosje nuk i përkrah dy amandamentet e propozuara nga deputetja e AAK-së, Albana Bytyqi, gjatë votimit në Kuvend më 20 shkurt 2026.
Deputetja Bytyqi kishte propozuar fillimisht ndërtimin e një çerdhe publike në komunën e Suharekës, me vlerë totale 950 mijë euro, duke theksuar rëndësinë e këtij projekti për prindërit dhe fëmijët e qytetit. Megjithatë, Lëvizja Vetëvendosje vendosi kundër: 16 deputetë votuan për, 58 ishin kundër dhe 1 abstenim, transmeton lajmi.net.

Pas këtij refuzimi, Bytyqi propozoi që në buxhet të përfshihej edhe ndërtimi i shkollës fillore “7 Marsi” në Suharekë, me vlerë 4 milionë euro, një projekt i rëndësishëm për arsimin lokal.
Edhe ky propozim u kundërshtua fuqishëm nga VV: 17 deputetë votuan për, ndërsa 60 ishin kundër dhe asnjë abstenim.
Ky vendim vjen vetëm pak muaj pas zgjedhjeve nacionale të 28 dhjetorit 2025, ku VV kishte marrë 17,310 vota në Suharekë, ose 50.55% të votave, duke fituar shumicën e qytetit. Megjithatë, qytetarët e Suharekës mbeten pa dy projekte kyçe që do të ndikojnë drejtpërdrejt në edukimin dhe mirëqenien e fëmijëve./lajmi.net/
