“Ti mundesh me dredhë kryt sa të dush ministër”- Rrahmani përplaset me Muratin, Kërçeli ia kundërshton deklarimin ministrit për “shpenzimet”
Në Komisioni për Buxhet dhe Financa në Kuvendin e Kosovës janë duke vazhduar diskutimet. Ndër të tjerash nga Sekretariati i Kuvendit janë paraqitur disa kërkesa që kanë të bëjnë me buxhetin si dhe mungesën e stafit. Nga Sekretariati kanë deklaruar se kanë mungesë të madhe të stafit dhe si shkak i mungesës së buxhetit nuk…
Lajme
Në Komisioni për Buxhet dhe Financa në Kuvendin e Kosovës janë duke vazhduar diskutimet.
Ndër të tjerash nga Sekretariati i Kuvendit janë paraqitur disa kërkesa që kanë të bëjnë me buxhetin si dhe mungesën e stafit.
Nga Sekretariati kanë deklaruar se kanë mungesë të madhe të stafit dhe si shkak i mungesës së buxhetit nuk arrijnë as të shtojnë numrin.
Sipas tyre ndodhë shumë shpesh që numri i vogël i zyrtarëve të pamundësojë më pas edhe organizimin e komisioneve, takimeve e seancave që zhvillohen përbrenda Kuvendit.
Më pas diskutimet vazhduan në mes deputetëve në këtë Komision si dhe të ministrit të Financave, Hekuran Murati.
Në një moment, deputeti Eman Rrahmani tha se sot në shumë komision ka qenë vetëm një zyrtar i Kuvendit që ka bërë gjithë organizmin dhe i cili ka deklaruar se e ka të pamundur të realizojë gjithë organizimin i vetëm, sepse s’ka staf mbështetës.
Në atë moment, Murati refuzonte të pranonte këtë duke lëkundur kokën
“Ti mundesh me dredhë kryt sa të dush ministër se s’mundesh me e ditë atje prej zyrës ku je, po që ku po të tregoj unë. E le të na tregon edhe ma mirë Ilir Kërçeli i cili ka punu mbi 5 vite këtë në Kuvend se këto s’janë probleme veç sot”,tha ai.
“Ajo çka mund të them është se Kuvendit të Kosovës në fund të çdo viti, i teprojnë paret. Mund të më demantoni me argumente, por faktet janë këto. Prandaj në rast se p.sh paska qenë një situatë e jashtëzakonshme ka pasur shumë komisione e mbledhje e ka pasur 5 përkthyes kjo s’nënkupton se tërë vitit duhet të ketë më shumë përkthyes nëse kjo gjë ndodhë vetëm një vit. Kemi të bëjmë me mirëmenaxhim të resurseve njerëzore”, tha Murati.
“Mendoj se një mend ky staf i Kuvendit e meriton edhe na duhet më tepër ndihmë si staf në Kuvend. E kësisoj ju lus ministër që në rishqyrtim ta keni parasysh edhe këtë”, deklaroi Ilir Kërçeli nga Vetëvendose.
“Te teprimi i buxhetit ministër ka qenë për shkak të investimeve kapital edhe për tri vjet rresht ka dështu zyra e prokurimit me tregu performancë, e jo për shkak të pagesave të stafit”,shtoi ai./Lajmi.net/