Të akuzuarit për sulmin në Banjskë dalin para trupit gjykues

Të akuzuarit për sulmin në Banjskë, Blagoje Spasojeviq, Vladimir Toliq dhe Dushan Maksimoviq, janë dërguar para trupit gjykues të Gjykatës Themelore në Prishtinë ku pas pak pritet të vazhdoj procesi gjyqësor ndaj tyre. Një ditë më parë në Gjykatën Themelore në Prishtinë u zhvillua një seancë në lidhje me hetimet që janë bërë dhe po…

Lajme

19/02/2026 13:30

Të akuzuarit për sulmin në Banjskë, Blagoje Spasojeviq, Vladimir Toliq dhe Dushan Maksimoviq, janë dërguar para trupit gjykues të Gjykatës Themelore në Prishtinë ku pas pak pritet të vazhdoj procesi gjyqësor ndaj tyre.

Një ditë më parë në Gjykatën Themelore në Prishtinë u zhvillua një seancë në lidhje me hetimet që janë bërë dhe po bëhen në sulmin në Banjskë.

Në këtë seancë dëshmoi njëri nga turistët që kishte përjetuar rëndë rastin.

Turisti nga Maqedonia e Veriut deklaroi se kishte përjetuar traumë të rëndë psikologjike gjatë sulmit në Banjskë dhe që kishte qenë i shoqëruar me familjen e tij edhe me një fëmijë me autizëm, ka dëshmuar në seancën gjyqësore për rastin e sulmit në Banjskë ndaj të akuzuarve Blagoje Spasojeviq, Vladimir Toliq dhe Dushan Maksimoviq. /Lajmi.net/