Kurti uron Ramazanin: Ky muaj i veçantë ju sjelltë paqe në shpirt dhe lumturi në zemër

Kryeministri i vendit, Albin Kurti ka uruar nisjen e muajit të shenjtë të Ramazanit. Kurti uroi besimtarët myslimanë, duke i inkurajuar të tregojnë vetëpërmbajtje, solidaritet dhe mirësi ndaj të tjerëve. Shefi i Qeverisë, përmes një mesazhi në Facebook, shkroi  se Ramazani është një mundësi për reflektim shpirtëror, përforcim të lidhjeve me komunitetin dhe kultivim të…

Lajme

19/02/2026 08:30

Kryeministri i vendit, Albin Kurti ka uruar nisjen e muajit të shenjtë të Ramazanit.

Kurti uroi besimtarët myslimanë, duke i inkurajuar të tregojnë vetëpërmbajtje, solidaritet dhe mirësi ndaj të tjerëve. Shefi i Qeverisë, përmes një mesazhi në Facebook, shkroi  se Ramazani është një mundësi për reflektim shpirtëror, përforcim të lidhjeve me komunitetin dhe kultivim të virtyteve si empatia dhe mëshira.

“Ramazani është muaj i vetëpërmbajtjes individuale dhe i solidaritetit kolektiv, i mëshirës hyjnore dhe i mirësisë njerëzore. Ai na fton që veten ta rigjejmë te bashkësia dhe na rikujton se begatia është bekim, ndërkaq empatia është virtyt. Të gjithë besimtarëve e besimtareve myslimane ju uroj përzemërsisht agjërim të lehtë dhe përmbushje shpirtërore. Ky muaj i veçantë ju sjelltë paqe në shpirt dhe lumturi në zemër. Ju bëftë mirë syfyri i parë!”, shkroi Kurti./Lajmi.net/