Paçarizi: Specialja iu ka dhënë mirënjohje prokurorëve serbë, e rrezikshme
Profesori Rrahman Paçarizi, pati kritika të ashpër ndaj qasjes së Gjykatës Speciale karshi ish-krerëve të UÇK-së. Paçarizi në emsionin Rubikon në Klan Kosova deklaroi se Specialja iu ka dhënë mirënjohje prokurorëve serbë që ndihmuan në mbledhjen e provave kundër UÇK-së. “Dhe kjo është fatkeqe, është për keqardhje dhe është e rrezikshme”, deklaroi Paçarizi në Klan…
Lajme
Profesori Rrahman Paçarizi, pati kritika të ashpër ndaj qasjes së Gjykatës Speciale karshi ish-krerëve të UÇK-së.
Paçarizi në emsionin Rubikon në Klan Kosova deklaroi se Specialja iu ka dhënë mirënjohje prokurorëve serbë që ndihmuan në mbledhjen e provave kundër UÇK-së.
“Dhe kjo është fatkeqe, është për keqardhje dhe është e rrezikshme”, deklaroi Paçarizi në Klan Kosova.
Ai theksoi se katërshja e Ushtrisë Çlirimtare po ndihen të prerë në besë nga një gjykatë e cila ishte dashur të jetë e Kosovës.
Sot, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi dhanë fjalën e tyre përfundimtare në procesin gjyqësor në Hagë.