Ambasadori i BE-së takohet me Haxhiun, ndër prioritet ia përmend Kodin Civil dhe reformën gjyqësore

Shefi i Zyrës së BE-së në Prishtinë, Aivo Orav, është takuar sot me kryetaren e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu. Orav ka thënë se përveç miratimit të Planit të Rritjes si marrëveshje me BE-në, ka theksuar në këtë takim me Haxhiun, prioritetet kryesore legjislative ku përfshihen Kodi Civil, ligji për KPM, RTK-ja, SEPA, reforma gjyqësore…

Lajme

18/02/2026 14:03

Shefi i Zyrës së BE-së në Prishtinë, Aivo Orav, është takuar sot me kryetaren e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu.

Orav ka thënë se përveç miratimit të Planit të Rritjes si marrëveshje me BE-në, ka theksuar në këtë takim me Haxhiun, prioritetet kryesore legjislative ku përfshihen Kodi Civil, ligji për KPM, RTK-ja, SEPA, reforma gjyqësore dhe ligjet e pakos që lidhen energjisë.

Këto prioritete sipas Orav lidhen me rrugën e Kosovës drejt BE-së.