Kurti diskuton me delegacionin britanik për projekte infrastrukturore dhe investime kapitale mbi 1 miliard euro
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, mirëpriti sot anëtarin e Dhomës së Lordëve, Lord Cromwell, dhe deputetin e Parlamentit të Mbretërisë së Bashkuar, Martin Vickers. Lord Cromwell dhe Martin Vickers uruan Kryeministrin Kurti dhe qytetarët e Kosovës për 18-vjetorin e Pavarësisë së vendit, si dhe e përgëzuan për mandatin e ri qeverisës. Gjatë takimit,…
Lajme
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, mirëpriti sot anëtarin e Dhomës së Lordëve, Lord Cromwell, dhe deputetin e Parlamentit të Mbretërisë së Bashkuar, Martin Vickers.
Lord Cromwell dhe Martin Vickers uruan Kryeministrin Kurti dhe qytetarët e Kosovës për 18-vjetorin e Pavarësisë së vendit, si dhe e përgëzuan për mandatin e ri qeverisës.
Gjatë takimit, u diskutua për marrëdhëniet bilaterale ndërmjet Kosovës dhe Mbretërisë së Bashkuar, me fokus të veçantë në bashkëpunimin ekonomik dhe tregtar, si dhe në mundësitë që Kosova ofron për investitorët e huaj. Biseda përfshiu edhe çështje të sigurisë rajonale dhe kontinentale.
Kryeministri Kurti i falënderoi vizitorët për urimet dhe për angazhimin në forcimin e marrëdhënieve mes dy vendeve. Ai theksoi rëndësinë historike të Mbretërisë së Bashkuar në çlirimin, pavarësimin dhe zhvillimin e Kosovës.
Gjithashtu, Kryeministri prezantoi prioritetet e Qeverisë për këtë mandat, duke përfshirë projektet e mëdha infrastrukturore dhe investimet kapitale që do të kapin mbi 1 miliard euro në vit, përfshirë edhe investimet në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes. /Lajmi.net/