Novobërdë: Hetimi për vjedhje të rëndë zbulon arsenal armësh të dyshuarit, përfshirë 321 fishekë

Policia e Kosovës ka njoftuar se, në kuadër të hetimeve për një rast të “Vjedhjes së rëndë”, është identifikuar një i dyshuar mashkull kosovar. Sipas njoftimit, duke marrë parasysh gjendjen jo të mirë psikike të të dyshuarit, me vendim të prokurorit ai është dërguar për tretman mjekësor në Spitali i Përgjithshëm i Gjilanit. Gjatë kontrollit…

Lajme

17/02/2026 09:16

Policia e Kosovës ka njoftuar se, në kuadër të hetimeve për një rast të “Vjedhjes së rëndë”, është identifikuar një i dyshuar mashkull kosovar.

Sipas njoftimit, duke marrë parasysh gjendjen jo të mirë psikike të të dyshuarit, me vendim të prokurorit ai është dërguar për tretman mjekësor në Spitali i Përgjithshëm i Gjilanit.

Gjatë kontrollit të shtëpisë së të dyshuarit, policia ka gjetur dhe sekuestruar një armë automatike AK-47, një armë të gjatë (snajper), dy pushkë të gjata, 321 fishekë të kalibrave të ndryshëm, dy karikatorë si dhe dy leje për armë zjarri.

Rasti është duke u hetuar nga organet kompetente. /Lajmi.net/