Tre shtetas të Serbisë ndalohen në Doberqan për kalim ilegal të kufirit

Policia e Kosovës ka njoftuar për dy raste të ndara të kalimit ilegal të kufirit, të regjistruara brenda pak minutash në fshatin Doberqan të Gjilanit. Rasti i parë është shënuar rreth orës 12:20, ku është shoqëruar në stacionin policor një i dyshuar mashkull, shtetas i Serbisë, pasi që me veturë kishte kaluar kufirin ilegalisht. Ndërsa…

Lajme

17/02/2026 09:12

Policia e Kosovës ka njoftuar për dy raste të ndara të kalimit ilegal të kufirit, të regjistruara brenda pak minutash në fshatin Doberqan të Gjilanit.

Rasti i parë është shënuar rreth orës 12:20, ku është shoqëruar në stacionin policor një i dyshuar mashkull, shtetas i Serbisë, pasi që me veturë kishte kaluar kufirin ilegalisht.

Ndërsa rreth orës 12:30, janë shoqëruar në stacionin policor edhe dy të dyshuar të tjerë, po ashtu shtetas të Serbisë, të cilët dyshohet se me veturë kishin kaluar kufirin në mënyrë ilegale.

Me vendim të prokurorit, të dy rastet janë proceduar në procedurë të rregullt, ndërsa të dyshuarit janë liruar. /Lajmi.net/