Kurti në Mynih: Do t’i rrisim investimet në polici dhe ushtri
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, foli për takimet gjatë Konferencës së Sigurisë në Mynih, ku u shoqërua nga Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca, dhe Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci. Ai përmes një postimi në Facebook, ka thënë se diskutimet u fokusuan në sigurinë dhe mbrojtjen, bashkëpunimin bilateral, progresin demokratik…
Lajme
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, foli për takimet gjatë Konferencës së Sigurisë në Mynih, ku u shoqërua nga Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca, dhe Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci.
Ai përmes një postimi në Facebook, ka thënë se diskutimet u fokusuan në sigurinë dhe mbrojtjen, bashkëpunimin bilateral, progresin demokratik dhe zhvillimin ekonomik me udhëheqës nga Kroacia, Gjermania, Norvegjia, SHBA-ja dhe UNDP.
“Siguria dhe mbrojtja, bashkëpunimi bilateral, progresi demokratik dhe zhvillimi ekonomik ishin në qendër të bisedimeve me Kryeministrin e Kroacisë, Andrej Plenković dhe Ministrin e Punëve të Jashtme dhe Çështjeve Evropiane, Gordan Grlić-Radman; Ministrin e Punëve të Jashtme të Gjermanisë, Johann Wadephul dhe Sekretarin e Shtetit për Punë të Brendshme, Hans-George Engelke; Ministrin e Punëve të Jashtme të Norvegjisë, Espen Barth Eide; Senatorët nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës Jeanne Shaheen, Chris Murphy, Thom Tillis dhe Ruben Gallego; deputetët e Bundestagut gjerman Jurgen Hardt, Adis Ahmetovic, Carl-Philipp Sassenrath dhe Deborah Düring; dhe Administratorin e Programit të Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP), ish-kryeministri i Belgjikës Alexander De Croo”, ka shkruar Kurti.
Kurti theksoi planet për të rritur investimet në polici dhe ushtri për forcimin e sigurisë, sundimit të ligjit dhe luftimin e krimit të organizuar.
“Treguam gjerësisht mbi të arriturat e shtetit tonë në 5-vjeçarin e kaluar dhe planet tona për këtë mandat të ri qeverisës. Investimet në polici dhe ushtri do t’i rrisim dhe zgjerojmë bashkë me partnerët tanë demokratikë dhe perëndimorë, që ta forcojmë sigurinë, sundimin e ligjit dhe luftimin e krimit të organizuar”, ka shtuar ai. /Lajmi.net/
Postimi i plotë: