“Çfarë po ndodh” – Janina Ymeri publikon informacione shqetësuese, asnjë nga blloqet e “Kosova A” nuk është duke gjeneruar rrymë

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Janina Ymeri, ka kërkuar sqarime publike nga Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) lidhur me raportimet se të gjitha blloqet e Termocentralit “Kosova A” rezultojnë jashtë funksionit. Përmes një reagimi publik, Ymeri ka shtruar pyetjen: “Çfarë po ndodh në Termocentralin A?!”, duke kërkuar transparencë nga KEK-u për situatën aktuale, transmeton…

Lajme

12/02/2026 23:42

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Janina Ymeri, ka kërkuar sqarime publike nga Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) lidhur me raportimet se të gjitha blloqet e Termocentralit “Kosova A” rezultojnë jashtë funksionit.

Përmes një reagimi publik, Ymeri ka shtruar pyetjen: “Çfarë po ndodh në Termocentralin A?!”, duke kërkuar transparencë nga KEK-u për situatën aktuale, transmeton lajmi.net.

Ajo ka theksuar se, sipas të dhënave të publikuara në platformën evropiane ‘Entsoe’, të gjitha njësitë e këtij termocentrali figurojnë me zero gjenerim.

“Sipas ‘Entsoe’, të gjitha blloqet e Termocentralit A kanë zero gjenerim”, ka deklaruar Ymeri, duke shtuar se qytetarët duhet të informohen sa më parë për gjendjen teknike apo për ndonjë ndryshim eventual në raportim.

Deputetja e LDK-së ka kërkuar sqarime nëse bëhet fjalë për një problem teknik në prodhim apo për ndryshime në mënyrën e raportimit të të dhënave në platformën “Transparency Platform”. Deri më tani, nuk ka pasur një reagim zyrtar nga KEK-u lidhur me këto pretendime

Lajmi.net pak më parë raportoi se Blloku A4 i TCA ka rënë./lajmi.net/