Kush janë ministrat e qeverisë së re? – Kjo është përgjigja e Qorrollit

Deputeti i ri i Kuvendit të Kosovës nga radhët e VV-së, Vigan Qorrolli ka folur për media shkurt pas konstituimit të Kuvendit. Ai është pyetur nga gazetarët në lidhje me përbërjen e qeverisë së re, transmeton lajmi.net. “Sapo jemi betuar si deputetë të legjislaturës së 10-të, për pak orë, mos me thënë minuta, do ta…

Lajme

11/02/2026 19:20

Deputeti i ri i Kuvendit të Kosovës nga radhët e VV-së, Vigan Qorrolli ka folur për media shkurt pas konstituimit të Kuvendit.

Ai është pyetur nga gazetarët në lidhje me përbërjen e qeverisë së re, transmeton lajmi.net.

“Sapo jemi betuar si deputetë të legjislaturës së 10-të, për pak orë, mos me thënë minuta, do ta kuptoni përbërjen e qeverisë së re.”, tha ai.

Sonte do të mbahet seanca për votimin e qeverisë së re. VV i ka dërguar Osmanit kërkesën për t’ia dhënë mandatarin Albin Kurtit për formimin e qeverisë së re./lajmi.net/