Kurti ia “mbyllë derën” Besnik Bislimit, e lë jashtë kabinetit qeveritar

Qeveria “Kurti 3” u betua sonte dhe tash do të jetë qeveri fuqiplotë e Republikës së Kosovës. Kryeministri, Albin Kurti në ekspozenë e tij prezantoi kabinetin qeveritar, ku u vërejtën disa ndryshime dhe mungesa, transmeton lajmi.net. Njëri nga emrat që mungoi në kabinetin e ri qeveritar është Besnik Bislimi. Ai ishte zëvendëskryeministër në “Kurti 2”,…

Lajme

11/02/2026 22:48

Qeveria “Kurti 3” u betua sonte dhe tash do të jetë qeveri fuqiplotë e Republikës së Kosovës.

Kryeministri, Albin Kurti në ekspozenë e tij prezantoi kabinetin qeveritar, ku u vërejtën disa ndryshime dhe mungesa, transmeton lajmi.net.

Njëri nga emrat që mungoi në kabinetin e ri qeveritar është Besnik Bislimi.

Ai ishte zëvendëskryeministër në “Kurti 2”, por tash nuk figuron në asnjë pozitë.

Arsyeja pse është lënë jashtë nuk dihet./lajmi.net/