Zemaj reagon pasi u thirr seanca konstituive e Kuvendit nesër: Një hap i rëndësishëm drejt stabilitetit institucional

Deputeti i LDK-së, Armend Zemaj ka reaguar pas thirrjes së seancës konstituive të legjislaturës së re nesër. Zemaj në postimin e bërë ka thënë se ky është një hap i rëndësishëm i stabilitetit institucional, transmeton lajmi.net. “Një vit e më shumë pa institucione të qëndrueshme e me duplifikim të pozicioneve ekzekutive eshtě krijuar vakum institucional…

Lajme

10/02/2026 15:20

Deputeti i LDK-së, Armend Zemaj ka reaguar pas thirrjes së seancës konstituive të legjislaturës së re nesër.

Zemaj në postimin e bërë ka thënë se ky është një hap i rëndësishëm i stabilitetit institucional, transmeton lajmi.net.
“Një vit e më shumë pa institucione të qëndrueshme e me duplifikim të pozicioneve ekzekutive eshtě krijuar vakum institucional dhe qeverisje e dobët, gjendje kjo që ka vështirësuar jetën ekonomike dhe sociale të qytetarëve tanë.”, shkroi ndër të tjera Zemaj.
Postimi i plotë:
Dje janë certifikuar rezultatet e zgjedhjeve të përgjithshme për Kuvendin e Kosovës.
Nesër mbahet seanca konstituive për krijimin e institucioneve të reja të vendit, një hap i rëndësishëm drejt stabilitetit institucional.
Një vit e më shumë pa institucione të qëndrueshme e me duplifikim të pozicioneve ekzekutive eshtě krijuar vakum institucional dhe qeverisje e dobët, gjendje kjo që ka vështirësuar jetën ekonomike dhe sociale të qytetarëve tanë.
Neve dhe gjithë qytetarëve të Kosovës, na priftë e mbara!/lajmi.net/