Nga sot deri më 15 shkurt, Policia shton kontrollet e kamionëve dhe autobusëve në të gjitha rrugët e vendit
Policia e Kosovës, ka njoftuar se nga sot deri më 15 shkurt të këtij viti, do të shtohen kontrollet e kamionëve dhe autobusëve. Ky kontroll vjen në kuadër të aktiviteteve sipas planit “Roadpol 2026”. “Në kuadër të aktiviteteve sipas planit ROADPOL 2026 duke filluar nga sot deri me 15 shkurt 2026 do të realizohen kontrolle…
Lajme
Policia e Kosovës, ka njoftuar se nga sot deri më 15 shkurt të këtij viti, do të shtohen kontrollet e kamionëve dhe autobusëve.
Ky kontroll vjen në kuadër të aktiviteteve sipas planit “Roadpol 2026”.
“Në kuadër të aktiviteteve sipas planit ROADPOL 2026 duke filluar nga sot deri me 15 shkurt 2026 do të realizohen kontrolle të shtuara të mjeteve të transportit të mallrave dhe udhëtarëve “Kamion & Autobusë” në të gjitha rrugët e vendit me qëllim të rritjes së sigurisë për të gjithë pjesëmarrësit në trafik. Shoferët e kamionëve dhe autobusëve konsiderohen shoferë profesionistë, andaj presim nga të njëjtit që të jenë model në respektimin e rregullave dhe sjelljes në trafik”, ka njoftuar Policia e Kosovës. /Lajmi.net/
Njoftimi i plotë: