Aksident mes një veture dhe një motoçiklete në Gjakovë, Policia jep detaje

Një aksident trafiku ka ndodhur në fshatin Osek Hilë të Gjakovës, sot rreth rës 15:00. Në këtë aksident janë përfshirë një veturë dhe një motoçikletë, ndërsa dy persona kanë marrë trajtim mjekësor. Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës, në rajonin e Gjakovës, Vlera Krasniqi. “Sot rreth orës 15:00 , në fshatin Osek…

Lajme

08/02/2026 19:21

Një aksident trafiku ka ndodhur në fshatin Osek Hilë të Gjakovës, sot rreth rës 15:00.

Në këtë aksident janë përfshirë një veturë dhe një motoçikletë, ndërsa dy persona kanë marrë trajtim mjekësor.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës, në rajonin e Gjakovës, Vlera Krasniqi.

“Sot rreth orës 15:00 , në fshatin Osek Hilë-Gjakovë, ka ndodhur një aksident trafiku mes një veture dhe motoçiklete. Si pasojë e aksidentit dy persona kanë marrë trajtim mjekësorë. Njesia Rajonale e Trafikut Rrugor është përgjigjur në rast dhe ka ndërmarrë veprimet e nevojshme policore”, ka thënë ajo.

Mediumi lokal “Syri Vizion”, ka publikuar fotografi nga vendi i ngjarjes. /Lajmi.net/