Vëllai i Liridona Ademajt pas vendimit të Apelit: Shpresojmë që i njëjti fat ta presë edhe Kushtrim Kokallën
Leonard Ademaj, vëllai i Liridona Ademajt, ka reaguar pas vendimit të Gjykatës së Apelit, e cila ka vërtetuar dënimet e shqiptuara ndaj Naim Murselit dhe Granit Plavës për vrasjen e motrës së tij. Përmes një postimi në Facebook, Ademaj ka thënë se shpreson që edhe Kushtrim Kokalla të marrë të njëjtin dënim. “Naim Murseli dhe…
Lajme
Leonard Ademaj, vëllai i Liridona Ademajt, ka reaguar pas vendimit të Gjykatës së Apelit, e cila ka vërtetuar dënimet e shqiptuara ndaj Naim Murselit dhe Granit Plavës për vrasjen e motrës së tij.
Përmes një postimi në Facebook, Ademaj ka thënë se shpreson që edhe Kushtrim Kokalla të marrë të njëjtin dënim.
“Naim Murseli dhe Granit Plava do të vdesin në burg. Shpresojmë që e njëjta gjë do t’i ndodhë edhe Kushtrim Kokallës”, ka shkruar ai.
Ademaj ka theksuar se familja nuk do ta ketë më pranë Liridonën, ndërsa fëmijët e saj do të rriten pa nënën.
Megjithatë, ai ka thënë se familjen e ngushëllon fakti që rasti mori epilog edhe në Gjykatën e Apelit.
Në fund, ai ka falënderuar të gjithë ata që kanë treguar interesim për rastin, veçanërisht mediat, duke shprehur shpresën që vrasjeve të grave t’u vijë fundi dhe Kosova të bëhet vend më i sigurt për to. /Lajmi.net/