Zbulohet këngëtarja që do të performojë në dasmën e BBVK4
Në emisionin Big Talk në Klan Kosova është zbuluar “aksidentalisht” se kush do të jetë këngëtarja që do të performojë në dasmën e edicionit të katërt të Big Brother VIP Kosova, një nga momentet më të pritura të këtij sezoni. Gjatë bisedës në studio u bë e ditur se Yllka Kuqi është artistja të cilës…
ShowBiz
Në emisionin Big Talk në Klan Kosova është zbuluar “aksidentalisht” se kush do të jetë këngëtarja që do të performojë në dasmën e edicionit të katërt të Big Brother VIP Kosova, një nga momentet më të pritura të këtij sezoni.
Gjatë bisedës në studio u bë e ditur se Yllka Kuqi është artistja të cilës i është besuar atmosfera e këtij eventi special.
Performanca e saj pritet të sjellë një energji festive dhe emocionale, duke e kthyer dasmën në një nga spektaklet më të komentuara të këtij edicioni.
Ndërkohë, për këtë sezon çifti i përzgjedhur për dasmën e BBVK4 janë Elijona dhe Klodi, dy banorë që kanë tërhequr vëmendjen e publikut me raportin dhe afrimitetin e tyre brenda shtëpisë.
Ceremonia pritet të realizohet si një festë, duke ndjekur traditën e formatit për të sjellë momente unike dhe argëtuese për shikuesit.
Dasma në Big Brother VIP Kosova zakonisht shënon një nga kulmet e sezonit, me dekor, muzikë live dhe reagime emocionale nga banorët.