Selmanaj: E paqartë agjenda e Kuvendit të LDK-së, ende nuk e dimë nëse do të vendoset për votëbesimin apo shqyrtim të dorëheqjes

Zyrtari i LDK-së, Driton Selmanaj, ka folur për media para nisjes së Kuvendit të LDK-së ku pritet të marrë epilog çështja e drejtimit të partisë pas rezultatit të dobët në zgjedhjet e 28 dhjetorit. Selmanaj ka thënë se ende nuk e kanë të qartë agjendën e plotë të Kuvendit, meqë s’dihet se nëse do të…

Lajme

31/01/2026 11:45

Zyrtari i LDK-së, Driton Selmanaj, ka folur për media para nisjes së Kuvendit të LDK-së ku pritet të marrë epilog çështja e drejtimit të partisë pas rezultatit të dobët në zgjedhjet e 28 dhjetorit.

Selmanaj ka thënë se ende nuk e kanë të qartë agjendën e plotë të Kuvendit, meqë s’dihet se nëse do të procedohet me votëbesim apo nëse do të shqyrtohet dorëheqja e Abdixhikut.

Sipas tij, kjo nuk është shenj e mirë.

“Ende s’e kemi të qartë agjendën dhe kjo nuk është shenj e mirë, sepse ende nuk e dimë nëse do të vendoset për votëbesimin apo shqyrtim të dorëheqjes që është antistatutare nëse hyjmë në atë cikël, meqë statuti nuk parasheh diskutime”, ka thënë ai