Arrestohet një person në Prishtinë për sulm ndaj zyrtarit policor

Një person mashkull kosovar është arrestuar në rrugën “Fehmi Lladrovci” në Prishtinë, pasi i njëjti, nën ndikim të alkoolit, ka sulmuar fizikisht një zyrtar policor gjatë kryerjes së detyrës zyrtare. Si pasojë e sulmit, zyrtari policor ka pësuar lëndime trupore dhe ka pranuar tretman mjekësor, raporton lajmi.net Ndërkohë, i dyshuari është arrestuar nga policia dhe,…

Lajme

27/01/2026 09:05

Një person mashkull kosovar është arrestuar në rrugën “Fehmi Lladrovci” në Prishtinë, pasi i njëjti, nën ndikim të alkoolit, ka sulmuar fizikisht një zyrtar policor gjatë kryerjes së detyrës zyrtare.

Si pasojë e sulmit, zyrtari policor ka pësuar lëndime trupore dhe ka pranuar tretman mjekësor, raporton lajmi.net

Ndërkohë, i dyshuari është arrestuar nga policia dhe, me vendim të prokurorit të shtetit, është dërguar në mbajtje.

Hetimet lidhur me rastin janë duke vazhduar./Lajmi.net/