Vuçiq tregon se SHBA i ka vënë dy kushte Serbisë, por nuk tregon cilat janë ato
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, nuk e ka saktësuar se cilat janë dy kërkesat e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, të cilat i përmendi në Davos, për të filluar bisedimet mbi partneritetin strategjik mes dy vendeve, por tha se njëra lidhet me energjetikën, ndërsa tjetra është e natyrës politike. “Dje në mbledhjen e Qeverisë së…
Lajme
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, nuk e ka saktësuar se cilat janë dy kërkesat e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, të cilat i përmendi në Davos, për të filluar bisedimet mbi partneritetin strategjik mes dy vendeve, por tha se njëra lidhet me energjetikën, ndërsa tjetra është e natyrës politike.
“Dje në mbledhjen e Qeverisë së Serbisë nuk u përmendën kërkesat e SHBA, por do të përmenden në ditët në vijim. Sapo t’i përgatisim, le t’i komunikojë qeveria. Njëra është sigurisht e lidhur me energjetikën, tjetra është e natyrës politike”, ka thënë Vuçiqi për gazetën serbe “Blic” në përgjigje në pyetjen lidhur me këto dy kërkesa
Ndërkohë, Vuçiqi duke theksuar se Serbia mbetet në rrugën evropiane, të cilën duhet ta përshpejtojë dhe për të cilën ka mundësi, por se dëshiron forcimin e bashkëpunimit me SHBA-në, deklaroi se “beson se do t’i përmbushim dy kërkesat formale të SHBA-së dhe se do të mund të fillojmë bisedimet për partneritet strategjik”.
Duke komentuar fjalimin e presidentes së Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, në Davos, Vuçiqi ka thënë se ajo ka vendosur platformën politike për të ardhmen, ndërsa çështje tjetër është nëse kjo është e mundur dhe cilat do të jenë pasojat.
“Ajo ka vendosur postulate ideologjike dhe ka pasur guximin të shkëputet nga e tashmja dhe e kaluara, dhe këto nuk janë gjëra të vogla. Fjalimi i saj ishte i jashtëzakonshëm, ndërsa nëse do të ketë zgjidhje në të ardhmen… Evropa mendon se SHBA do t’i kthehet, se dashuria është e përjetshme nëse ka zgjatur 80 vjet. Nuk do të kthehet më kurrë. Dhe ajo e tha këtë, duke theksuar se nuk ka nostalgji këtu, por se duhet shikuar drejt së ardhmes”, ka pretenduar Vuçiqi.
Në pyetjen se ku është Serbia, kur nga Evropa vjen mesazhi se ndryshimi është i përhershëm, ai u përgjigj se beson që Von der Leyen llogarit në Serbinë kur flet për një Evropë të pavarur.
I pyetur se çfarë nevojitet për të përshpejtuar procesin e integrimeve evropiane, ai saktësoi se janë dy çështje kyçe:
“Marrëdhëniet me Rusinë dhe Kosova. Të gjitha të tjerat, pak a shumë, Serbia ka kapacitet t’i zgjidhë”