Obiliq: Punimet në hekurudhë shkaktojnë dëmtim të gypit të ujësjellësit
Komuna e Obiliqit njofton qytetarët se gjatë punimeve në hekurudhë nga ndërmarrja Infrakos, operatori privat ka dëmtuar gypin kryesor të ujësjellësit me diametër Ø200, i cili furnizon me ujë një pjesë të qytetit të Obiliqit si dhe fshatrat Plemetin dhe Hamidi. Si pasojë e këtij dëmtimi, është shkaktuar ndërprerje e furnizimit me ujë të pijshëm…
Lajme
Komuna e Obiliqit njofton qytetarët se gjatë punimeve në hekurudhë nga ndërmarrja Infrakos, operatori privat ka dëmtuar gypin kryesor të ujësjellësit me diametër Ø200, i cili furnizon me ujë një pjesë të qytetit të Obiliqit si dhe fshatrat Plemetin dhe Hamidi.
Si pasojë e këtij dëmtimi, është shkaktuar ndërprerje e furnizimit me ujë të pijshëm në këto zona. Ekipet e KRU “Prishtina” kanë dalë menjëherë në terren dhe janë duke punuar intensivisht për sanimin e prishjes dhe rikthimin e furnizimit sa më shpejt të jetë e mundur, transmeton lajmi.net.
Komuna e Obiliqit kërkon mirëkuptimin e qytetarëve për shqetësimin e shkaktuar dhe i falënderon ata për durimin dhe bashkëpunimin.
Njoftimi i plotë:
Gjatë punimeve në hekurudhë nga Infrakos, operatori privat ka dëmtuar gypin kryesor Ø 200, i cili furnizon një pjesë të Obiliqit dhe fshatin Plemetin ,Hamidi
Ekipet e KRU Prishtina janë në terren dhe po punojnë intenzivisht që prishja të sanohet sa më shpejt dhe furnizimi me ujë të rikthehet.
Kërkojmë falje për shqetësimin e shkaktuar dhe falënderojmë qytetarët për mirëkuptim.
Zyra për Informim, Obiliq./lajmi.net/