Arianit Koci: Për momentin prokurori kemi vetëm në Prizren
Avokati Arianit Koci ka lavdëruar Prokurorinë e Prizrenit për aksionin e sotëm ndaj manipuluesve të votave. Ai ka bërë me dije se për momentin Kosova prokurori ka vetëm në Prizren. Në profilin e tij në Facebook, ai ka shkruar se në komunat tjera nuk ka lëvizje. “Si duket, për momentin prokurori kemi vetëm në Prizren.…
Lajme
Avokati Arianit Koci ka lavdëruar Prokurorinë e Prizrenit për aksionin e sotëm ndaj manipuluesve të votave.
Ai ka bërë me dije se për momentin Kosova prokurori ka vetëm në Prizren.
Në profilin e tij në Facebook, ai ka shkruar se në komunat tjera nuk ka lëvizje.
“Si duket, për momentin prokurori kemi vetëm në Prizren. Atje po shohim arrestime për manipulime zgjedhore. Në komunat tjera, së paku publikisht, nuk ka lëvizje. Për shkak të masivitetit të arrestimeve, krijohet përshtypja se në disa raste mund të jenë të përfshira edhe struktura partiake. Kjo e bën edhe më të domosdoshëm hetimin e plotë dhe të paanshëm. Nëse ka pasur keqpërdorime në një qytet, gjasat janë reale që mund të ketë edhe në ndonjë komunë tjetër. Vota nuk manipulohet veç në një vend. Prandaj, presim veprime dhe arrestime edhe në qytete tjera. Menjëherë!”, ka shkruar ai.