Avokati i djalit të Nait Hasanit jep detaje: Ai është ndaluar, dyshohet për falsifikim të votave
Në mesin e 100 personave të ndaluar sot nga Prokuroria Themelore në Prizren në lidhje me dallaveret me votat për kandidatë në zgjedhjet e 28 dhjetorit është edhe djali i ish-deputetit të PDK-së, Nait Hasani, kandidatë edhe në zgjedhjet e jashtëzakonshme. Avokati mbrojtës i Art Hasanit, Anton Çupërjani në një deklarim për lajmi.net ka konfirmuar…
Lajme
Në mesin e 100 personave të ndaluar sot nga Prokuroria Themelore në Prizren në lidhje me dallaveret me votat për kandidatë në zgjedhjet e 28 dhjetorit është edhe djali i ish-deputetit të PDK-së, Nait Hasani, kandidatë edhe në zgjedhjet e jashtëzakonshme.
Avokati mbrojtës i Art Hasanit, Anton Çupërjani në një deklarim për lajmi.net ka konfirmuar ndalimin e tij.
Ai deklaroi se Art Hasani, djali i Nait Hasanit është ndaluar në kuadër të hetimeve që po bëhen për keqpërdorimet me vota nga zgjedhjet e 28 dhjetorit.
“Dyshohet për veprën penale të falsifikimit të votave. I njëjti më ka njoftuar dje se është njoftuar nga policia se sot do të paraqitet në stacion policor për një intervistim në lidhje me dyshimet. Sot bashkë me mua kemi shku në ora 08:00 dhe jemi paraqitur tek hetuesi i rastit”,deklaroi avokati Çupërjani.
Ai po ashtu tha se Hasani nuk është arrestuar por me vullnet të lirë ka shkuar në stacion policor dhe aty janë njoftuar për ndalim të tij.
Avokai Çupërjani tha se i njëjti gjendet ende në stacion policor dhe se ende s’kanë pranuar vendimin se a është ndaluar për disa orë nga policia apo për 48 orë me vendim të prokurorisë dhe se a gjendet në stacion policor apo në paraburgim.
“Nuk jemi ballafaquar me asnjë provë që e lidh klientin tim me falsifikim të votave me çfarë po akuzohet. I njëjti ka qenë i angazhuar nga PDK-ja në cilësinë e Kryesuesit në tavolinën ku është bërë numërimi kanë qenë edhe 5 anëtarë të tjerë nga partitë politike si LDK, VV e të tjera”, tha tutje avokati./Lajmi.net/