3 milionë dollarë kushtoi skaneri që SHBA ia dhuroi Kosovës për sigurinë kufitare
Shtetet e Bashkuara i kanë dhuruar një skaner Kosovës, i cili do të vendoset në pikën kufitare në Merdare. Ambasada amerikane në një postim tha se arsyeja pse SHBA është krenare që i ndihmon Kosovës në sigurinë kufitare është lufta ndaj trafikimit të paligjshëm të mallrave, raporton lajmi.net “Lufta kundër trafikimit të paligjshëm dhe parandalimi…
Lajme
Shtetet e Bashkuara i kanë dhuruar një skaner Kosovës, i cili do të vendoset në pikën kufitare në Merdare.
Ambasada amerikane në një postim tha se arsyeja pse SHBA është krenare që i ndihmon Kosovës në sigurinë kufitare është lufta ndaj trafikimit të paligjshëm të mallrave, raporton lajmi.net
“Lufta kundër trafikimit të paligjshëm dhe parandalimi i përhapjes së mallrave të falsifikuara i bën bizneset amerikane dhe kosovare më të forta dhe më të begata. Kjo është arsyeja pse Shtetet e Bashkuara janë krenare që forcojnë sigurinë kufitare të Kosovës përmes një skaneri Rapiscan, prodhim amerikan, në vlerë prej 3 milionë dollarësh. Kjo teknologji rrit aftësitë e zbulimit, mbështet tregtinë e ligjshme dhe avancon interesat e përbashkëta të sigurisë dhe ekonomisë.
E Ngarkuara me Punë e ambasadës amerikane në Prishtinë, Anu Prattipati, bashkë me ministrat në detyrë, Xhelal Sveçla e Hekuran Murati, kanë përuruar këtë investim sot në Merdare./Lajmi.net/