Klinika e Pediatrisë kaplohet nga zjarri, flasin nga QKUK: Situata është nën kontrollë – s’ka të lënduar!

Klinika e Pediatrisë në QKUK është përfshirë nga zjarri sot. Këtë për lajmi.net e ka konfirmuar Mirlinda Qyqalla nga zyra e mediave në QKUK. Ajo ka thënë se bojleri i cili ka qenë mbi kulmin e Klinikës është përfshirë nga zjarri, por zjarrëfikësit kanë dal në vend të ngjarjes dhe e kanë shuar zjarrin. Fatmirësisht,…

Lajme

21/01/2026 16:48

Klinika e Pediatrisë në QKUK është përfshirë nga zjarri sot.

Këtë për lajmi.net e ka konfirmuar Mirlinda Qyqalla nga zyra e mediave në QKUK. Ajo ka thënë se bojleri i cili ka qenë mbi kulmin e Klinikës është përfshirë nga zjarri, por zjarrëfikësit kanë dal në vend të ngjarjes dhe e kanë shuar zjarrin.

Fatmirësisht, asnjë person nuk është lënduar dhe situata është nën kontrollë.

“Ju njoftojmë se ka rënë zjarr në një bojler të vendosur mbi kulmin e Klinikës së Pediatrisë. Menjëherë pas njoftimit, në vendin e ngjarjes kanë dalë ekipet e zjarrfikësve, të cilët kanë ndërhyrë me shpejtësi dhe kanë arritur ta lokalizojnë dhe shuajnë zjarrin. Situata është vënë plotësisht nën kontroll dhe nuk ka të lënduar apo dëme të tjera. Aktiviteti në Klinikën e Pediatrisë vazhdon normalisht dhe nuk ka asnjë rrezik për pacientët apo stafin”, ka thënë Qyqalla./lajmi.net/