Kurti dhe Rizvanolli takohen me ministrin e Ekonomisë së Estonisë, folën për shkëmbimin e përvojave në inovacion, infrastrukturë e energji

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti bashkë me ministren në detyrë të Ekonomisë, Artane Rizvanollin kanë takuar Ministrin e Ekonomisë dhe Industrisë së Estonisë, Erkki Keldo. Në komunikatën lëshuar nga ZKM, thuhet se Kurti ka vlerësuar partneritetin dhe bashkëpunimin me Estoninë si anëtare e BE-së dhe NATO-së si dhe mbështetjen e integrimit euro-atlantik të…

Lajme

21/01/2026 16:10

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti bashkë me ministren në detyrë të Ekonomisë, Artane Rizvanollin kanë takuar Ministrin e Ekonomisë dhe Industrisë së Estonisë, Erkki Keldo.

Në komunikatën lëshuar nga ZKM, thuhet se Kurti ka vlerësuar partneritetin dhe bashkëpunimin me Estoninë si anëtare e BE-së dhe NATO-së si dhe mbështetjen e integrimit euro-atlantik të Kosovës.

Kurti ka thënë se me Estoninë ndajmë realitete të ngjashme të sigurisë dhe një përkushtim ndaj sovranitetit, demokracisë dhe qëndrueshmërisë.

 “Në takim u bisedua për përvojën e suksesshme të Estonisë në fushën e teknologjisë dhe mundësitë për shkëmbimin e përvojave dhe thellimin e bashkëpunimit në shërbimet digjitale, inovacion, infrastrukturë dhe energji. Kryeministri Kurti e falënderoi ministrin Keldo për takimin dhe bisedën, bashkëpunimin e ngushtë dhe partneritetin mes dy vendeve tona”, thuhet në komunikatë të ZKM. /Lajmi.net/