Gruaja e ambasadorit Walker në gjendje të mirë shëndetësore, lirohet pas trajtimit
Gjatë vizitës në qytetin e Vitisë, bashkëshortja e ambasadorit William Walker ka pësuar një shqetësim të papritur shëndetësor. Menjëherë pas këtij rasti, asaj i është ofruar ndihma e nevojshme mjekësore nga ekipi shëndetësor i QKMF-së. Drejtoresha e QKMF në Viti, Vjollca Kadolli ka thënë për Plus TV se pas trajtimit të menjëhershëm, gjendja shëndetësore e…
Lajme
Gjatë vizitës në qytetin e Vitisë, bashkëshortja e ambasadorit William Walker ka pësuar një shqetësim të papritur shëndetësor.
Menjëherë pas këtij rasti, asaj i është ofruar ndihma e nevojshme mjekësore nga ekipi shëndetësor i QKMF-së.
Drejtoresha e QKMF në Viti, Vjollca Kadolli ka thënë për Plus TV se pas trajtimit të menjëhershëm, gjendja shëndetësore e saj është stabilizuar dhe ajo është liruar për të vazhduar aktivitetet e planifikuara.