E rëndë: Shqiptari vret me armë gjahu bashkëshortin e të dashurës së tij në Greqi
Një ngjarje e rëndë është shënuar në Agrinjo të Greqisë, ku një 44-vjeçar me shtetësi shqiptare dyshohet se ka vrarë me armë gjahu një 51-vjeçar, Kostas Alexandris, kryeplak i fshatit dhe baba i një fëmije të mitur. Viktima raportohet se ishte bashkëshorti i gruas me të cilën autori dyshohet të kishte një lidhje intime. Krimi…
Lajme
Një ngjarje e rëndë është shënuar në Agrinjo të Greqisë, ku një 44-vjeçar me shtetësi shqiptare dyshohet se ka vrarë me armë gjahu një 51-vjeçar, Kostas Alexandris, kryeplak i fshatit dhe baba i një fëmije të mitur.
Viktima raportohet se ishte bashkëshorti i gruas me të cilën autori dyshohet të kishte një lidhje intime.
Krimi dyshohet të ketë prapaskenë erotike dhe nuk lidhet me detyrën e viktimës. Autori i kishte ngritur pritë 51-vjeçarit dhe e ka qëlluar me çifte në momentin që ai po afrohej me automjetin e tij, duke e lënë të vdekur në vend.
Më pas, automjeti i viktimës ka përfunduar në një greminë, ku u gjet nga banorët e zonës, shkruan Abcnews.al, transmeton Klankosova.tv.
Disa orë pas ngjarjes, autori ka telefonuar policinë dhe ka pranuar autorësinë e krimit, duke shprehur dëshirën për t’u dorëzuar pasi ishte i penduar. Gjatë hetimeve, policia ka sekuestruar edhe armën e krimit, e cila rezulton se mbahej me leje.