Dyshohet se një i mitur u godit nga vetura në Mitrovicë

Një fëmijë i lindur në vitin 2013, i gjinisë mashkullore, ka kërkuar ndihmë mjekësore mbrëmjen e sotme në shërbimin emergjent të Spitalit të Përgjithshëm “Dr. Sami Haxhibeqiri” në Mitrovicë, pasi ishte goditur nga një automjet. Sipas njoftimit të spitalit, ekipet mjekësore kanë ofruar trajtim dhe ekzaminim emergjent, përfshirë edhe masat reanimatore. Në bashkëpunim me Shërbimin…

Lajme

16/01/2026 21:56

Një fëmijë i lindur në vitin 2013, i gjinisë mashkullore, ka kërkuar ndihmë mjekësore mbrëmjen e sotme në shërbimin emergjent të Spitalit të Përgjithshëm “Dr. Sami Haxhibeqiri” në Mitrovicë, pasi ishte goditur nga një automjet.

Sipas njoftimit të spitalit, ekipet mjekësore kanë ofruar trajtim dhe ekzaminim emergjent, përfshirë edhe masat reanimatore.

Në bashkëpunim me Shërbimin e Radiologjisë është realizuar Tomografia e Kompjuterizuar (CT), si dhe janë kryer analizat laboratorike të nevojshme. Gjithashtu, rasti është konsultuar edhe me mjekun kujdestar ortoped.

Bëhet e ditur se fëmija është jashtë rrezikut për jetë, ndërsa lëndimet janë të lokalizuara në pjesën e fytyrës dhe sinuseve, por është jashtë rrezikut për jetë.

Për vlerësim dhe trajtim të mëtejshëm specialistik, ai është referuar për në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) për konsultë me neurokirurgët dhe kirurgët maksilofacialë.