Tre të akuzuarit në rastin e Banjskës paraqiten para trupit gjykues
Tre të akuzuarit në rastin e sulmit në Banjska janë paraqitur sot para trupit gjykues. Nën masa të rrepta sigurie, Blagoje Spasojeviq, Vladimir Toliq dhe Dushan Maksimoviq u sollën në sallën e gjyqit. Tre të akuzuarit përballen me akuza të rënda për përfshirje në ngjarjet e 24 shtatorit 2023 në fshatin Banjskë të komunës së…
Lajme
Tre të akuzuarit në rastin e sulmit në Banjska janë paraqitur sot para trupit gjykues.
Nën masa të rrepta sigurie, Blagoje Spasojeviq, Vladimir Toliq dhe Dushan Maksimoviq u sollën në sallën e gjyqit.
Tre të akuzuarit përballen me akuza të rënda për përfshirje në ngjarjet e 24 shtatorit 2023 në fshatin Banjskë të komunës së Zveçanit, ku një sulm i armatosur ndaj Policisë së Kosovës çoi në vdekjen e rreshterit Afrim Bunjaku dhe plagosjen e disa pjesëtarëve të tjerë të policisë./Lajmi.net/


