Teksa po hiqen masat ekonomike, ende nuk ka një shpjegim zyrtar se si do të veprohet sa u përket masave politike, pra takimeve të zyrtarëve të BE-së me ata të ekzekutivit kosovarë.
Zyrtarët evropianë theksojnë se ka marrëveshje edhe për këtë çështje dhe se ajo do të zbatohet “spontanisht”, menjëherë pas konstitutimit të Kuvendit të ri të Kosovës dhe formimit të Qeverisë së re të dalë nga zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 28 dhjetorit. REL