Mustafa i PDK-së: Qeveria të veprojë urgjentisht për krizën energjetike, jo të arsyetohet
Anëtari i kryesisë së PDK-së, Arben Mustafa, ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës që të mos arsyetohet për gjendjen alarmante në sektorin e energjisë, por të ndërmarrë veprime të menjëhershme për tejkalimin e saj. Mustafa theksoi se situata aktuale kërkon reagim urgjent dhe përgjegjësi institucionale, duke vënë theksin në nevojën për stabilizim të furnizimit me…
Lajme
Anëtari i kryesisë së PDK-së, Arben Mustafa, ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës që të mos arsyetohet për gjendjen alarmante në sektorin e energjisë, por të ndërmarrë veprime të menjëhershme për tejkalimin e saj.
Mustafa theksoi se situata aktuale kërkon reagim urgjent dhe përgjegjësi institucionale, duke vënë theksin në nevojën për stabilizim të furnizimit me energji elektrike dhe transparencë të plotë, raporton lajmi.net
“Kërkojmë masa emergjente për stabilizimin e furnizimit me energji elektrike, transparencë të plotë për kontratat e importit dhe prezantimin e një plani të qartë, serioz dhe të besueshëm për garantimin e sigurisë energjetike të vendit. Është po ashtu e shqetësuese dhe e papranueshme që një sektor që për pesë vite me radhë është shoqëruar me afera dhe skandale të njëpasnjëshme, me dyshime serioze për korrupsion të madh, të mos përballet asnjëherë me llogaridhënie, por ta gëzojë vazhdimisht mbrojtjen politike të Qeverisë”, shtoi ai./Lajmi.net/