Komandanti i FSK-së në Iowa të SHBA-ve, vlerësohet lartë bashkëpunimi mes dy shteteve si një storie suksesi
Komandanti i FSK-së, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari po realizon vizitë zyrtare në shtetin e Iowa-së së SHBA-ve, pas ftesës së Agjutantit të Përgjthshëm të Gardës Kombëtare të Iowa-së, Gjeneral Major Stephen Osborn. FSK ka njoftuar se Jashari është pritur nga Gjenerali Osborn, me të cilin kanë diskutuar për programin e partneritetit shtetëror, sfidat e sigurisë dhe…
Lajme
Komandanti i FSK-së, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari po realizon vizitë zyrtare në shtetin e Iowa-së së SHBA-ve, pas ftesës së Agjutantit të Përgjthshëm të Gardës Kombëtare të Iowa-së, Gjeneral Major Stephen Osborn.
FSK ka njoftuar se Jashari është pritur nga Gjenerali Osborn, me të cilin kanë diskutuar për programin e partneritetit shtetëror, sfidat e sigurisë dhe aktivitetet e tjera të përbashkëta në mes dy forcave të armatosura.
“Gjatë vizitës GLT Jashari mori pjesë në adresimin vjetor të Guvernatores së Shtetit të Iowa, Kim Reynolds para asamblesë së përgjithshme të Iowa. Me këtë rast u vlerësua lartë bashkëpunimi në mes të dy shteteve si një storie suksesi dhe njëherit u theksua rëndësia e thellimit të bashkëpunimit në të ardhmen. Për më tepër, vizita e GLT Jasharit në SHBA shënon marrëdhëniet e shkëlqyera në mes të dy shteteve dhe forcave tona të armatosura”, ka njoftuar FSK. /Lajmi.net/
Postimi i plotë: