Dy shqiptarë kapen për vjedhje makinash në Zvicër dhe Itali

Policia e Shtetit ka zhvilluar disa aksione të koduara si “Stolen Line” dhe kundër trafikimit të automjeteve dhe transportimit ilegal të emigrantëve në Shqipëri. Sipas njoftimit, dy persona janë proceduar penalisht, si të dyshuar për trafikimin e automjeteve në vlerë rreth 90.000 euro, të vjedhura në Zvicër dhe në Itali. “M. S., 36 vjeç, pasi…

Lajme

14/01/2026 13:55

Policia e Shtetit ka zhvilluar disa aksione të koduara si “Stolen Line” dhe kundër trafikimit të automjeteve dhe transportimit ilegal të emigrantëve në Shqipëri.

Sipas njoftimit, dy persona janë proceduar penalisht, si të dyshuar për trafikimin e automjeteve në vlerë rreth 90.000 euro, të vjedhura në Zvicër dhe në Itali.

“M. S., 36 vjeç, pasi dyshohet se ka trafikuar në Shqipëri, 1 automjet tip “Benz”, me vlerë rreth 80 000 euro, i cili nga verifikimet rezultoi i vjedhur në Zvicër;

E.M., 29 vjeç, i cili dyshohet se ka trafikuar në Shqipëri, 1 automjet tip “Opel”, me vlerë rreth 10 000 euro, i cili nga verifikimet rezultoi i vjedhur në Itali.”

Po ashtu është arrestuar një person, që transportonte me pagesë 3 emigrantë që synonin të kalonin ilegalisht, në shtetet e BE-së.

“Relay”, në kuadër të të cilit u arrestua në flagrancë shtetasi O. T., 36 vjeç, banues në Krujë, pasi u kap duke transportuar me automjet, 3 emigrantë që synonin të lëviznin në mënyrë të kundërligjshme, drejt shteteve të BE-së. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.”