Bllokohet rruga Qafë Thore-Theth nga rënia e orteqeve
Aksi Qafë Thore – Theth është bllokuar sërish si pasojë e rënies së orteqeve të dëborës. Sipas informacioneve paraprake, bllokimi ka ndodhur në dy pika të këtij segmenti rrugor, duke e bërë të pamundur qarkullimin e mjeteve. Autoriteti Rrugor Shqiptar (ARRSH) bën me dije se është njoftuar për situatën nga banorët e zonës, ndërsa firma…
Lajme
Aksi Qafë Thore – Theth është bllokuar sërish si pasojë e rënies së orteqeve të dëborës. Sipas informacioneve paraprake, bllokimi ka ndodhur në dy pika të këtij segmenti rrugor, duke e bërë të pamundur qarkullimin e mjeteve.
Autoriteti Rrugor Shqiptar (ARRSH) bën me dije se është njoftuar për situatën nga banorët e zonës, ndërsa firma kontraktore pritet të ndërhyjë për pastrimin e rrugës dhe hedhjen e kripës.
Ky segment zbetet problematik gjatë sezonit dimëror për shkak të orteqeve dhe erës së fortë, e cila shpesh mbulon rrugën me dëborë.