Tronditet Maqedonia: 17 persona dyshohet se abuzuan seksualisht me një të mitur

Një rasti i rëndë abuzimi seksual dhe shantazhi ndaj një të miture nga komuna e Likovës, ka tronditur opinionin në Maqedoni të Veriut. Në këtë rast dyshohet se janë të përfshirë të paktën 17 persona. Gazetarja shqiptare në Maqedoni të Veriut, Saranda Selimi,, tha se ishte babai i të miturës ka raportuar rastin në autoritetet…

Lajme

14/01/2026 13:23

Një rasti i rëndë abuzimi seksual dhe shantazhi ndaj një të miture nga komuna e Likovës, ka tronditur opinionin në Maqedoni të Veriut.

Në këtë rast dyshohet se janë të përfshirë të paktën 17 persona.

Gazetarja shqiptare në Maqedoni të Veriut, Saranda Selimi,, tha se ishte babai i të miturës ka raportuar rastin në autoritetet përkatëse.

“Policia fillimisht këtë rast e ka marrë vetëm si shantazh, por fatmirësisht me publikimin e një maratone shkrimesh nga Alsat dhe sekuestrimin e telefonave, është bërë e ditur se nuk ka të bëjë vetëm me shantazh po edhe me përdhunim, që i kanë ndodhur 16-vjeçares”, tha Selimi në Klan Kosova.

Tutje, Selimi tha se dy nga 17 të dyshuarit gjenden në paraburgim.

“Në këtë rast janë të përfshirë 17 persona, por dy prej tyre tashmë ndodhen në paraburgim, ndërsa për të tjerët po vazhdon hetimi. Po ashtu një familjar i të miturës është pjesë e shantazhit”, tha ajo.

Nga ana tjetër, juristi Musë Damati tha se në rastet e abuzimit seksual, kërkohen shumë procedura dhe prova, që sipas tij, shpeshherë janë të lodhshme edhe për vet viktimën.

“Në precedentin penal gjyqësor, konsiderohet si ndër rastet më delikate, të cilat kërkojnë një punë më serioze më të lartë dhe më profesionale”, u shpreh Damati.

Ndërsa psikologia Atifete Syla, këtë rast e quajti monstruoz dhe shumë të rëndë.