Vdes nëna e ish-ministrit të Mbrojtjes, Armend Mehajt
Ka ndërruar jetë, nëna e ish-ministrit të Mbrojtjes, Armend Mehajt, Ajshe Mehaj. Lajmin për këtë e ka dhënë vetë ish-ministri Mehaj, përmes një postimi në Facebook. “Me dhimbje të thellë ju njoftojmë se ka ndërruar jetë nëna dhe gjyshja jonë e dashur, Ajshe Mehaj. Ajo jetoi 91 vite jetë të ndershme, me dinjitet dhe krenari,…
Lajme
Ka ndërruar jetë, nëna e ish-ministrit të Mbrojtjes, Armend Mehajt, Ajshe Mehaj.
Lajmin për këtë e ka dhënë vetë ish-ministri Mehaj, përmes një postimi në Facebook.
“Me dhimbje të thellë ju njoftojmë se ka ndërruar jetë nëna dhe gjyshja jonë e dashur, Ajshe Mehaj. Ajo jetoi 91 vite jetë të ndershme, me dinjitet dhe krenari, duke lënë pas kujtime dhe vlera që do të jetojnë gjithmonë me ne. Fjalët dhe këshillat e saj do të mbeten përherë në zemrat dhe mendjet tona”, ka shkruar Mehaj.
Ai ka njoftuar se ceremonia e varrimit të të ndjerës do të bëhet në fshatin Isniq të Komunës së Deçanit, të premtën, më 16 janar 2026, në ora 13:00.
“Lutemi që shpirti i saj të prehet në paqe dhe të shpërblehet me Xhenet”, ka shkruar Mehaj në Facebook. /Lajmi.net/
Postimi i plotë i tij: