Spitali i Pejës deklarohet për gjendjen shëndetësore të tre të plagosurve mbrëmë në Deçan: Dy prej tyre u transferuan në QKUK

Të shtëna me armë zjarri pati mbrëmë në Deçan. Si shkak i këtyre të shtënave, tre persona mbetën të plagosur. E në lidhje me gjendjen shëndetësore të tyre është deklaruar Spitali i Pejës,nga ku u tha se mbrëmë janë pranuar të tre të plagosurit nga ky rast. Spitali thotë se dy pacientë janë bartur për…

Lajme

13/01/2026 11:13

Të shtëna me armë zjarri pati mbrëmë në Deçan.

Si shkak i këtyre të shtënave, tre persona mbetën të plagosur.

E në lidhje me gjendjen shëndetësore të tyre është deklaruar Spitali i Pejës,nga ku u tha se mbrëmë janë pranuar të tre të plagosurit nga ky rast.

Spitali thotë se dy pacientë janë bartur për trajtim të mëtutjeshëm në QKUK, ndërsa një ende po trajtohet në Pejë dhe gjendet jashtë rrezikut për jetë.

“Mbrëmë, në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë janë pranuar tre pacientë të plagosur me armë zjarri. Pas dhënies së ndihmës së nevojshme mjekësore, dy pacientë janë bartur për trajtim të mëtejmë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK). Një pacient po vazhdon trajtimin në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë dhe gjendet jashtë rrezikut për jetën”,thuhet në njoftimin për media.

Policia ka njoftuar se i dyshuari është arrestuar./Lajmi.net/