Prokuroria në Prizren kërkon caktimin e masës së paraburgimit ndaj Sami Mazrekut e Valon Berishës
Gjykata Themelore në Prizren, ka njoftuar se është pranuar nga Prokuroria Themelore Prizren, kërkesa për caktimin e masës së sigurisë për 39 të pandehur të arrestuar dje në aksionin ndaj keqpërdorimeve që ishin bërë nga ish-zyrtarët e Byrosë Kosovare të Sigurimeve dhe të tjerëve. Po ashtu nga Prokuroria u kërkua edhe caktimi i masës së…
Lajme
Gjykata Themelore në Prizren, ka njoftuar se është pranuar nga Prokuroria Themelore Prizren, kërkesa për caktimin e masës së sigurisë për 39 të pandehur të arrestuar dje në aksionin ndaj keqpërdorimeve që ishin bërë nga ish-zyrtarët e Byrosë Kosovare të Sigurimeve dhe të tjerëve.
Po ashtu nga Prokuroria u kërkua edhe caktimi i masës së paraburgimit ndaj ish-drejtorit të BKS-së, Sami Mazreku dhe ish-drejtorit të Financave në BKS, Valon Berisha.
“- Kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit, ndaj katër (4) të pandehurve S.M., V.B., F.S., dhe Y.Ç.”.
Kurse për 35 të pandehurit e tjerë, kërkesë për caktimin e masës Paraqitja në Stacion Policor, dhe Ndalimin për t’iu ofruar vendit ose personit të caktuar.
“Gjyqtari i procedurës paraprake, ka caktuar seancën dëgjimore në ora 16:00”.
Kurse pas përfundimit të seancës dëgjimore, Zyra për Informim dhe Komunikim me media, do të njofton publikun dhe mediat me vendimit e Gjyqtarit të procedurës paraprake./Lajmi.net/