Shtatë familje u evakuuan si pasojë e vërshimeve në Fushë Kosovë

Drejtori i Shërbimeve Publike në Fushë Kosovë, Izja Mjeku ka folur rreth vërshimeve që kapluan këtë komunë ditëve të fundit. Ai ka bërë të ditur se shtatë familje janë evakuuar në komunën e Fushë Kosovës. Pas reshjeve të dendura të shiut, gjatë mbrëmjes kanë filluar edhe reshjet e borës, për çka Mjeku thotë se ekipet…

Lajme

08/01/2026 08:33

Drejtori i Shërbimeve Publike në Fushë Kosovë, Izja Mjeku ka folur rreth vërshimeve që kapluan këtë komunë ditëve të fundit.

Ai ka bërë të ditur se shtatë familje janë evakuuar në komunën e Fushë Kosovës.

Pas reshjeve të dendura të shiut, gjatë mbrëmjes kanë filluar edhe reshjet e borës, për çka Mjeku thotë se ekipet e mirëmbajtjes kanë filluar menjëherë pastrimin e rrugëve.

Megjithatë, rruga kryesore “Nëna Terezë” nuk e ka pasur fatin e njëjtë.

Në emisionin “Ora Shtatë”, Mjeku tha se rruga kryesore nuk është kompetencë e tyre por e ministrisë.

Po ashtu, ai u bëri thirrje vozitësve të tregojnë kujdes në komunikacion dhe të i përshtaten shpejtësisë dhe kushteve të rrugës.