Shumë emra të njohur të politikës mbeten jashtë Kuvendit – 27 ish-deputetë që s’do jenë në Parlament

Zgjedhjet e fundit kanë sjellë një përmbysje të madhe në përbërjen e legjislaturës së ardhshme: 27 deputetë që ishin pjesë e legjislaturës së kaluar nuk arritën të sigurojnë votat e mjaftueshme për të vazhduar mandatin e tyre. Nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, figura si Bajram Mavriqi, Driton Hyseni, Arijeta Rexhepi dhe Bylbyl Sokoli nuk do…

Lajme

03/01/2026 20:17

Zgjedhjet e fundit kanë sjellë një përmbysje të madhe në përbërjen e legjislaturës së ardhshme: 27 deputetë që ishin pjesë e legjislaturës së kaluar nuk arritën të sigurojnë votat e mjaftueshme për të vazhduar mandatin e tyre.

Nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, figura si Bajram Mavriqi, Driton Hyseni, Arijeta Rexhepi dhe Bylbyl Sokoli nuk do të jenë më pjesë e Kuvendit, transmeton lajmi.net.

Edhe PDK-ja përjetoi humbje të ndjeshme: Abelard Tahiri, Rashit Qalaj, Jakup Nura, Fadil Demaku, Altin Krasniqi, Xhevahir Geci, Eliza Hoxha dhe Kosovare Murseli nuk do të vazhdojnë karrierën parlamentare.

Nga LDK-ja, emra të njohur si Arben Gashi, Alban Zogaj, Serbeze Muçaj, Ekrem Hyseni, Krenar Xhaferi, Arjeta Abazi dhe Paris Guri humbën vendet e tyre.

Ndërkohë, edhe AAK që ishte në koalicion me NISMA-n, nuk do t’i ketë në përbërje këto personalitete: Lahi Brahimaj, Fatmir Limaj, Arbresha Krasniqi dhe Xhevahire Izmaku./lajmi.net/