Zjarrfikësit në vendngjarje, pamje të zjarrit në Prizren që i mori jetën një fëmije

Një zjarr ka shpërthyer sot në një shtëpi banimi në qendër të Prizrenit. Si pasojë e zjarri një fëmijë rreth 1 vjeçar ka humbur jetën. Vdekja dyshohet se ka ardhur si pasojë e thithjes së tymit, raporton lajmi.net Rasti është konfirmuar edhe nga policia e Kosovës. “Sot, më datën 30.12.2025, rreth orës 10:00, është raportuar…

Lajme

30/12/2025 11:17

Një zjarr ka shpërthyer sot në një shtëpi banimi në qendër të Prizrenit.

Si pasojë e zjarri një fëmijë rreth 1 vjeçar ka humbur jetën.

Vdekja dyshohet se ka ardhur si pasojë e thithjes së tymit, raporton lajmi.net

Rasti është konfirmuar edhe nga policia e Kosovës.

“Sot, më datën 30.12.2025, rreth orës 10:00, është raportuar për një zjarr në një shtëpi banimi në qendër të qytetit të Prizrenit. Si pasojë e zjarrit, një fëmijë rreth moshës 1 vjeç ka humbur jetën, ku dyshohet se vdekja ka ardhur si pasojë e thithjes së tymit.

Tre fëmijë të tjerë janë shpëtuar dhe janë dërguar për trajtim mjekësor në Emergjencë, ku po marrin kujdesin e nevojshëm shëndetësor”.

Tutje u tha se njësitë emergjente kanë reaguar menjëherë dhe zjarri është lokalizuar pothuajse plotësisht. Ekipet përkatëse vazhdojnë të jenë në vendin e ngjarjes.

Shkaqet e zjarrit janë duke u hetuar nga organet kompetente dhe do të vërtetohen pas përfundimit të procedurave hetimore./Lajmi.net/