Historia e zgjedhjeve në Kosovë: 18 procese në 25 vjet
Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valmir Elezi, ka folur për historikun e këtij komisioni përgjatë viteve. Siç thotë ai, përgjatë 25 vjetëve të fundit, në Kosovë janë mbajtur 18 procese zgjedhore, ku 10 prej tyre për Kuvendin e Kosovës, derisa tetë të tjera për zgjedhje lokale, transmeton Klankosova.tv. “Historia e zgjedhjeve në Kosovën e…
Lajme
Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valmir Elezi, ka folur për historikun e këtij komisioni përgjatë viteve.
Siç thotë ai, përgjatë 25 vjetëve të fundit, në Kosovë janë mbajtur 18 procese zgjedhore, ku 10 prej tyre për Kuvendin e Kosovës, derisa tetë të tjera për zgjedhje lokale, transmeton Klankosova.tv.
“Historia e zgjedhjeve në Kosovën e lirë ka filluar në vitin 2000 me organizimin e zgjedhjeve të para për Kuvendet Komunale, dhe gjatë kësaj periudhe 25-vjeçare janë organizuar 10 procese zgjedhore për Kuvendin e Kosovës. Këtu përfshihet edhe ky proces zgjedhor i datës 28 dhjetor”.
“Pastaj tetë procese zgjedhore për Kuvende Komunale, dhe gjashtë të tjera për kryetarë të komunave. Zgjedhjet lokale për kryetarë të komunave dhe Kuvende Komunale nga viti 2007 kanë filluar të organizohen njëkohësisht. Në nivel vendi gjatë kësaj periudhe 25-vjeçare janë 18 procese zgjedhore, 10 për Kuvendin e Kosovës dhe 8 të tjera për zgjedhje lokale”, tha Elezi,Klankosova.
Pos tjerash, ai bëri të ditur se në vitin 2007, në një ditë ishin mbajtur plot tri palë zgjedhje.
“Disa nga këto procese zgjedhore kanë ndodhur në të njëjtën ditë. Për shembull në vitin 2007, në të njëjtën ditë janë mbajtur tri palë zgjedhje në nivel veni, për Kuvendin e Kosovës, për Kryetarë të Komunave dhe Kuvende Komunale”, u shpreh ai.
Ndër të tjera, Elezi foli edhe për përparimin e KQZ-së ndër vite.