Më pak se pesë orë deri në mbylljen e vendvotimeve

Procesi i votimit në zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Kosovë po vazhdon pa parregullsi të mëdha të raportuara. Mbarëvajtja e procesit po monitorohet nga Policia e Kosovës, Prokuroria, si dhe vëzhgues vendorë e ndërkombëtarë. Qendrat e votimit do të qëndrojnë të hapura deri në orën 19:00. Sipas të dhënave të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, deri…

Lajme

28/12/2025 14:28

Procesi i votimit në zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Kosovë po vazhdon pa parregullsi të mëdha të raportuara.

Mbarëvajtja e procesit po monitorohet nga Policia e Kosovës, Prokuroria, si dhe vëzhgues vendorë e ndërkombëtarë.

Qendrat e votimit do të qëndrojnë të hapura deri në orën 19:00.

Sipas të dhënave të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, deri në orën 14:20 kanë votuar 18.49% e qytetarëve me të drejtë vote.