Haziri: Falë Kurtit, marrëdhëniet me Brukselin dhe Uashingtonin u përkeqësuan
Lufti Haziri nga Lidhja Demokratike e Kosovës ka thënë se falë Albin Kurtit, marrëdhëniet me Brukselin dhe Uashingtonin janë përkeqësuar. Ai në emisionin “Jehona Politike” në Klan Kosova theksoi se si parti kanë ruajtur komunikimin me aleatët. “S ‘kisha besuar se për së gjallë timin, në këtë moshë unë e përjetoj që Kosova me pasë…
Lajme
Lufti Haziri nga Lidhja Demokratike e Kosovës ka thënë se falë Albin Kurtit, marrëdhëniet me Brukselin dhe Uashingtonin janë përkeqësuar.
Ai në emisionin “Jehona Politike” në Klan Kosova theksoi se si parti kanë ruajtur komunikimin me aleatët.
“S ‘kisha besuar se për së gjallë timin, në këtë moshë unë e përjetoj që Kosova me pasë marrëdhënie të kushtëzuara me Brukselin dhe Uashingtonin. Ne kemi pasë marrëdhënie në mirëbesim dhe shpeshherë kemi pasë dallime, natyrisht të ndryshme, por jo me u lënduar”.
“Kurrë nuk ka ndodhur që prej vitit 1989, çkado që, SHBA-ja, Shtëpia e Bardhë i ka premtuar Kosovës që nuk e ka mbajtur fjalën, kurrë nuk ka ndodhur, vetëm kohën është dashur me prit për me ndërtuar momentumin”.
Ai ka përmendur edhe dialogun strategjik të pezulluar nga ana e Amerikës si dhe raportet e Kosovës me Bashkimin Evropian.
“Tash e kemi dialogun strategjik të suspenduar, marrëdhëniet me BE-në janë të kryqëzuara, perspektiva evropiane është e mbyllur, është mjegull”, deklaroi Hazi