Shala: Me i thanë Albin Kurtit JO sot është si me i thanë Slobodanit JO në të 98-tën
Analisti Azdren Shala ka thënë që t’i thuhet JO Albin Kurtit më 2025 është sikur t’i thuhet JO Slobodan Milosheviqit 27 vjet më parë. Ai këtë deklaratë e dha teksa po pyeste Lutfi Hazirin nga Lidhja Demokratike e Kosovës nëse ata po komplimentoheshin për qëndrimin kundër Kurtit, dhe se cila e ka ngjizur më shumë…
Lajme
Analisti Azdren Shala ka thënë që t’i thuhet JO Albin Kurtit më 2025 është sikur t’i thuhet JO Slobodan Milosheviqit 27 vjet më parë.
Ai këtë deklaratë e dha teksa po pyeste Lutfi Hazirin nga Lidhja Demokratike e Kosovës nëse ata po komplimentoheshin për qëndrimin kundër Kurtit, dhe se cila e ka ngjizur më shumë elektoratin e tyre gjatë fushatës.
“ Për mua është vlerë e veçantë: Me i thanë Albin Kurtit JO sot është si me i thanë Slobodanit JO në të 98-tën”, ka deklaruar Shala.
“Është mendim i imi. Kostoj e baj vetë”.
Ai më vonë e krahasoi qasjen e Kurtit me atë të diktatorit shqiptar, Enver Hoxhës.
“Qasja e tij është komuniste. Si e Enver Hoxhës”.
“Prandaj është jetike me e hjekë këtë”, shtoi Shala.