Bedri Hamza: Kosova ka nevojë për unitet, për stabilitet dhe për një qeveri që punon për qytetarët e saj

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës dhe kandidati për kryeministër, Bedri Hamza, ka bërë thirrje që qytetarët të mos e lënë votën e tyre në shtëpi dhe të kontribuojnë në zgjedhjet e parakohshme që mbahen nesër, më 28 dhjetor. Në një postim të shpërndarë në rrjetet sociale, Hamza ka theksuar rëndësinë e pjesëmarrjes së të…

Lajme

27/12/2025 20:05

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës dhe kandidati për kryeministër, Bedri Hamza, ka bërë thirrje që qytetarët të mos e lënë votën e tyre në shtëpi dhe të kontribuojnë në zgjedhjet e parakohshme që mbahen nesër, më 28 dhjetor.

Në një postim të shpërndarë në rrjetet sociale, Hamza ka theksuar rëndësinë e pjesëmarrjes së të gjithë qytetarëve dhe ka nxitur qytetarët të ndihmojnë familjarët dhe miqtë të votojnë. “Merreni me vete familjen. Ndihmoni prindërit, gjyshërit, fqinjët. Telefononi një mik dhe kujtojani. Sepse, çdo votë është përgjegjësi”, ka shkruar Hamza.

Ai ka apeluar që qytetarët të votojnë për numrin 130, duke nënvizuar nevojën për unitet, stabilitet dhe një qeveri që punon për qytetarët e Kosovës.

“Bashkë. Përpara.”, ka përfunduar thirrjen e tij Hamza.

Postimi i plotë:

Kapitulli i ri fillon nesër, nga ju dhe për ju.
Nesër, mos e lini votën tuaj në shtëpi dhe mos e lini dikë tjetër të vendosë për ju.
Merreni me vete familjen. Ndihmoni prindërit, gjyshërit, fqinjët. Telefononi një mik dhe kujtojani. Sepse, çdo votë është përgjegjësi.
Dilni, votoni dhe sigurohuni që të gjithë ta votojnë numrin 130.
Kosova ka nevojë për unitet, për stabilitet dhe për një qeveri që punon për qytetarët e saj.
Faleminderit të gjithëve!
Bashkë. Përpara./lajmi.net/