Nën kërcënimin e armës, grabitet recepsionisti në Çagllavicë
Një grabitje e armatosur është raportuar të premtën në rrugën Çagllavicë–Llapnasellë. Sipas njoftimit të policisë, ankuesi ka deklaruar se derisa ishte duke punuar në vendin e tij të punës si recepsionist, një person i panjohur, i maskuar, ka hyrë në objekt dhe nën kërcënimin e armës i ka grabitur një shumë parash. Pas kryerjes së…
Lajme
Një grabitje e armatosur është raportuar të premtën në rrugën Çagllavicë–Llapnasellë.
Sipas njoftimit të policisë, ankuesi ka deklaruar se derisa ishte duke punuar në vendin e tij të punës si recepsionist, një person i panjohur, i maskuar, ka hyrë në objekt dhe nën kërcënimin e armës i ka grabitur një shumë parash.
Pas kryerjes së grabitjes, i dyshuari është larguar në drejtim të panjohur.
“Rr. Çagllavicë-Llapnasellë 26.12.2025-05:10. Ankuesi mashkull kosovar, ka raportuar se derisa ka qenë duke punuar në vendin e tij të punës-recepsionist, ka shkuar një person i panjohur i maskuar dhe nën kërcënimin e armës i ka grabitur një shumë parash. I dyshuari është larguar në drejtim të panjohur. Rasti nën hetime“, thuhet në raportin 24-orësh të policisë.